Një burrë gjendet pa shenja jete në Dragash
Trupi i pajetë i një personi është gjetur të hënën në Dragash.
Lajmi u konfirmua nga Shaqir Uka, komandanti i stacionit policor në Dragash, i cili bëri të ditur se rasti tashmë është nën hetim.
Bazuar në raportet fillestare, dyshohet se personi ka ndërruar jetë nga një akt vetëvrasje, pasi është gjetur i varur me litar.
Trupi i pajetë u dërgua në mjekësi ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Hetimet për këtë rast janë duke u kryer nga ekipet rajonale të policisë, të cilët do të punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë incident tragjik.
“Rreth orës 11 është gjetur nga familjarët. personi në fjalë dyshohet se ka bërë vetvrasje (është varur me litar ). Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në mjekësi ligjore”, deklaroi Uka.