Një burrë e rrahu dhe dëboi gruan nga shtëpia, e bëri për spital

Një burrë nga Prishtina e ka sulmuar dhe dëbuar nga shtëpia gruan e tij, e cila ka kërkuar dhe trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Prishtinë 14.02.2025 – 21:40. Më 20.02.2025 është raportuar se një femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.