Një buqetë luksoze lulesh? Jacquemus realizon idenë fantastike për çdo të fiksuar pas modës

Një buqetë luksoze lulesh? Jacquemus realizon idenë fantastike për çdo të fiksuar pas modës

Tani të gjithë mund ta ndiejmë ajrin e pranverës dhe marka e famshme Jacquemus e tregoi më së miri me dyqanin e parë të luleve, “Les Fleurs”, që e inauguroi javën e kaluar në Paris. Një emër i thjeshtë dhe tërheqës për dyqanin e parë të luleve të markës, që tashmë është bërë vendi i duhur për çdo “fashion addicted”.

Nga 27 marsi deri më 3 prill, Jacquemus Les Fleurs do të shesë tufa lulesh të mbështjella me copa të veshjeve të mbetura nga koleksionet e kaluara të markës. Shfaqjet e modës Jacquemus kanë qenë gjithmonë një kontakt i këndshëm me natyrën, çka është bërë edhe një nga vlerat kryesore të markës. Prandaj ky dyqan lulesh i përshtatej në mënyrë perfekte.

Les Fleurs është një projekt i realizuar në bashkëpunim me butikun historik Les Fleurs de Paul dhe agjencinë Yoann et Marco.

Porositë për buqetat e Jacquemus do të mund të bëhen të gjitha online, por fatkeqësisht, ekskluzivisht në Paris.

Shpërndaje në: