Një betejë e zjarrtë që përfundon pa fitues, City bëhet lider i Premier League
Skuadra e Arsenalit dhe ajo e Liverpoolit e kanë mbyllur ndeshjen me barazim 2:2, e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.
Në pjesën e parë “Topçinjtë” e mbyllen me epërsi me rezultatin 2:1 me golat e shënuara nga: Bukayo Saka dhe Mikel Merino.
Të vetmin në 45 minutat e para për “The Reds” e shënoi Van Dijk.
Në pjesën e dytë, Liverpooli kërkoi me çdo kusht golin e barazimit dhe këtë e arriti falë një asisti të bukur nga Darëin Nunez dhe golit të Momo Salah.
Mikel Merino doing his father’s celebration at the Emirates Stadium. 🥹❤️pic.twitter.com/g6N2wUNMre
— now.arsenal (@now_arsenaI) October 27, 2024
Me nga një pikë, Arsenali shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Liverpooli në pozitën e 2-të me 22 pikë – duke lënë kështu Manchester Cityn të bëhet lider i Premier League me 23 pikë.