Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeburg të Gjermanisë

Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeburg të Gjermanisë

Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike dhe mendore”.

“Nuk kemi rezultate, të gjitha janë ende duke u hetuar”, tha policia, shkruan BBC.

Sakaq drejtori i departamentit të policisë në Magdeburg thotë se ata do të vazhdojnë të përditësojnë numrin e viktimave që po trajtohen në 15 spitale

Në mesin e pesë të vrarëve është edhe një nëntëvjeçar, ndërkaq i dyshuari do të ndiqet penalisht për pesë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

Mediat gjermane kanë raportuar për mbi 200 të lënduar nga ky sulm.

 

Shpërndaje në: