Një 6 vjeçar po bënte probleme në stadium, klubi francez e gjobiti
Klubi i ligës franceze, Ligue 1, Le Havre ka gjobitur një tifoz gjashtëvjeçar për shkak të telasheve në një ndeshje kundër Reims në fillim të nëntorit.
Djali hodhi gota dhe topa letre ndaj lojtarëve kundërshtarë, sipas L’Equipe, dhe iu ndalua hyrja në stadium deri në fund të këtij viti. Reims e fitoi atë ndeshje 0:3, dhe incidentet ndodhën në mesin e pjesës së dytë.
“Është pak e trishtueshme që duhet të marrim vendime të tilla. Por ne duhet të ndërgjegjësojmë njerëzit që na ndjekin. Ne tregojmë se stadiumi nuk është një vend ku duhet të shprehni frustrimet tuaja, por një vend ku duhet të jetë festë futbolli”, tha një person i paidentifikuar për L’Equipe, burim nga klubi.
Klubi aktualisht ndodhet në fund të tabelës, në vendin e 16-të dhe ka gjasa që të përballet me luftë për mbijetesë deri në fund të sezonit.