Një 56-vjeçar arrestohet në Kaçanik, ishte i dënuar me burgim për vjedhje të pyllit
Një 56 vjeçar është arrestuar sot rreth orës 11:00 në Kaçanik.
M.I ishte i dënuar me burgim prej 60 ditësh.
Ai po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën “Vjedhja e pyllit”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.