Një 30-vjeçar dyshohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet arma dhe dërgohet në mbajtje
Një 30-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij sot në Ferizaj.
Policia njofton se gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë, më pas i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve
Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri(pistoletë) me 6 fishekë.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.