Nitaj rrëfen për takimin e parë me Daut Haradinajn: Ai në pritë e i armatosur, unë duke përhapur lajme
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka rrëfyer për takimin e parë që e kishte gjatë gjatë luftës, në vjeshtën e vitit 1997 me Daut Haradinajn.
Nitaj, i cili atëbotë punonte si gazetar për BBC-në, tregon se Haradinaj i kishte dalë në pritë e i armatosur, përderisa po raportonte për zgjimin e Kosovës kundër armikut.
“Ai e dinte pse dhe kë e kishte ndaluar, e unë e mësova pak minuta më vonë se ai kishte qenë Davidi i UÇK-së”, ka shkruar Nitaj.
Tutje, ai e ka cilësuar Haradinaj si politikan të pakompromis me mbrojtjen e interesave të vendit.
“Padyshim një politikan serioz e përgjegjshëm, konsistent e i pakompromis në mbrojtje të vlerave e interesave të vendit të vet. Natyrisht s’ka si të jetë ndryshe sepse gjaku nuk bëhët ujë. Ai që njëherë ka luftuar për vendin e tij, gjithmonë do t’i mbetet besnik atij, pavarësisht se në cilin front është!”, ka shkruar Nitaj.