Nissan shuan Datsun
Kompania japoneze e veturave Nissan do të shuajë nën-markën e saj Datsun për të rritur përfitimin.
Siç raporton Reuters, Datsun nuk arrin të përmbushë qëllimet e shitjes së kompanisë në tregje të tilla si Indonezia.
Në vend të kësaj, Datsun po “masakron” shitjen e modeleve me bazë Nissan, thuhet në raport.
Datsun u themelua në fillim të viteve 1930 dhe iu dha emri aktual në 1981. Sidoqoftë, marka ishte lënë pas dore në favor të Nissan, transmeton KosovaPress.
Nissan rindërtoi Datsun në 2013 si një alternativë më të përballueshme për Indonezinë, Rusinë dhe Afrikën e Jugut.
Shuarja e Datsun thuhet se është pjesë e planit global të “rimëkëmbjes së performancës” së Nissan, kryesisht për të përmirësuar përfitimin dhe shitjet.
Përveç shuarjes së Datsun, Nissan gjithashtu planifikon të zvogëlojë prodhimin në fabrikat jashtë Kinës, të zvogëlojë shitjet e flotës dhe të eliminojë modelet e dështuara. Për shembull, kamionët e rinj Titan dhe Titan XD nuk do të vijnë më me kabinë ‘single’ ose versionin me motor dize