Nissan mund ta sjellë modelin 390Z në fund të tetorit (Foto)
Për shënimin e 50 vjetorit të linjës së prodhimit të modelit Z, prodhuesi japonez Nissan do të lansojë makinën 390Z.
Deri më tani dihet se çfarë pamje do të ketë paraardhësi i 370Z, por nuk është bërë e ditur se kur do të lansohet, apo edhe të dhëna shtesë, transmeton Telegrafi.
Së fundmi ka qarkulluar një lajm ku thuhet se kjo veturë sportive do të lansohet në Tokyo Motor Show që fillon më 27 tetor.
E tëra që dihet është se në këtë organizim lansohen konkurrentet e saj Toyota Supra dhe Mazda RX-9.