NISMA: Veprimi i Memli Krasniqit i pamatur dhe i dëmshëm, po amniston keqqeverisjen e Albin Kurtit

NISMA: Veprimi i Memli Krasniqit i pamatur dhe i dëmshëm, po amniston keqqeverisjen e Albin Kurtit

NISMA Socialdemokrate ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

NISMA në një reagim për media e ka cilësuar se veprimet e pamatura  jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.

Në reagim thuhet se opozita duhet të ketë një qëndrim të përbashkët për dorëheqjen ose shkarkimin e Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.
Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e

Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin.

Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje!

Shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi.

Prandaj, NISMA Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë!

Shpërndaje në: