Nisma afër të marr tre deputetë në koalicionin me AAK-në

Nisma afër të marr tre deputetë në koalicionin me AAK-në

Derisa numrimi i votave për deputet po vazhdon ende,  në listën e fundit të përditësimit nga numëri i votave të cilën e ka siguruar Indeksonline, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë 36 mijë e 177 vota. Ndërsa Fatmir Limaj kryetar në partinë NISMA, ka marrë 21 mijë  e 668 vota.

Daut Haradinaj ka 20 mijë e 771 vota. Teksa  Time Kadrijaj e Bekë Berisha kanë mbi 12 mijë vota, secili veç e veç.

Nga ky koalicion kanë marrë mbi 10 mijë vota edhe Arbëreshë Krasniqi, Lahi Brahimaj e Vesel Krasniqi.

Xhevahire Izmaku dhe Ardian Gjini kanë mbi 9 mijë vota.

Izmaku pas numërimit të votave në Malishevë ka marrë 9 mijë e 334 vota duke e kaluar kështu me vota Albana Bytyqin e AAK-së, e cila ka tashmë 8245 vota.

Në bazë të kësaj liste deri më tani ky koalicion ka siguruar 8 deputetë, pesë deputetë AAK dhe tre deputetë Nisma.

Lista e plotë:

Shpërndaje në: