Nisin xhirimet për filmin e ri të James Bond
Xhirimet për filmin më të ri me agjentin e famshëm 007 kanë nisur në Norvegji.
Videoja e një skenë e “Bond 25” që është filmuar në një zonë në veri të Oslos, janë shpërndarë në të gjitha mediat.
Aty shihet një person i maskuar e i armatosur që vihet në ndjekje të një vajze, ndërsa ajo mundohet të largohet mes akullit.
Temperaturat në rritje në Norvegji kanë detyruar produksionin që të përdorë edhe borë artificiale.
Kjo është skena e parë e Bond pas katër vjetësh pas një periudhë me shumë problem dhe me pasiguri nëse do të kishte një tjetër filmi të James Bond.