Nisin punimet për ndërrimin e fushës në “Fadil Vokrri”

Nisin punimet për ndërrimin e fushës në “Fadil Vokrri”

Një ditë pas nënshkrimit të kontratës për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë nisur punimet për rinovimin e tij.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar dje se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 milion e 319 mijë euro me kompaninë turke “Hatko Sports International L.L.C”.

Marrëveshja në mes të FFK-së dhe MKRS-së për rinovimin e fushës në stadiumin e qytetit në Prishtinë ishte arritur që më 24 nëntor të vitit të kaluar. Stadiumi pritet të hapet në verën e vonshme, ndonëse nuk është saktësuar ndonjë datë se kur do të nisin punimet.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte shumë e keqe për kohë të gjatë. Në vjeshtë, për shkak të ngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së duhur, mezi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium. Ballkani nuk ishte lejuar që ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës në “Fadil Vokrri” dhe ishte zhvendosur në Tiranë.

Kritikat për gjendjen e fushës ishin të shumta, ndërsa një lojtar i Izraelit e krahasoi me stallë derrash.

Kosova është detyruar që të dy miqësoret e muajit mars t’i zhvillojë si mysafirë për shkak të terrenit në “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: