Konjufca me ministrat homazhe në Prekaz, mungon Kurti
Me rastin e 28 Nëntorit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kabineti Qeveritar kanë bërë sot homazhe në Komblekesin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Nga fotografitë e publikuara nga Ekonomia Online, kryeministri Albin Kurti mungon në këtë ceremoni.
Pas homazheve, kryeparlamentari ka thënë se po ndërtojnë sakrificën e madhe të familjës Jashari.
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor, edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për t’u përkulur para sakrificës së madhe së familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj, si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar, është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar!”, ka thënë Konjufca.