Nisin hetimet për përplasjen e helikopterit me avionin e pasagjerëve në SHBA
Një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua pasi u përplas me një helikopter ushtarak pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Washington, D.C., mbrëmjen e së mërkurës.
Autoritetet amerikane kanë konfirmuar viktima dhe vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në lumin Potomac, ku avioni u rrëzua pas përplasjes.
Administrata Federale e Aviacionit ndaloi përkohësisht të gjitha fluturimet në Aeroportin Kombëtar Reagan.Në bordin e helikopterit ushtarak Blackhaëk ndodheshin tre ushtarë, ndërsa në avionin e pasagjerëve, të kompanisë American Airlines ndodheshin 64 persona në bord.
Presidenti Donald Trump është informuar për situatën, sipas Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.300 punonjës të emergjencës po punojnë për shpëtimin e viktimave dhe hetimin e aksidentit.
Sipas Fox Neës, disa anëtarë të ekipit të Patinazhit Artistik të SHBA-së ndodheshin në bordin e fluturimit AA 5342, i cili u përplas me helikopterin ushtarak.Ata po ktheheshin nga Kampionati Amerikan i Patinazhit Artistik, i mbajtur në Ëichita, Kansas, nga data 20 deri më 26 janar.
“Kjo është një tragjedi e papërshkrueshme. Zemrat tona janë pranë familjeve të viktimave,” thuhet në një deklaratë të Federatës Amerikane të Patinazhit.Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka konfirmuar se Ushtria dhe Pentagoni kanë nisur një hetim të menjëhershëm mbi aksidentin.
“Kushtet e shpëtimit janë jashtëzakonisht të vështira për shkak të erërave të forta mbi lumin Potomac,” deklaroi John A. Donnelly, Shefi i Zjarrfikësve në Uashington.Ndërkohë, CEO i American Airlines, Robert Isom, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen dhe konfirmoi se kompania po punon ngushtë me autoritetet për të ndihmuar familjet e pasagjerëve dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
American Airlines ka krijuar një linjë ndihme për familjarët e pasagjerëve të përfshirë në aksident, në numrin 1-800-679-8215./Euronews Albania/