Niseni mëngjesin me portokall dhe vanilje

Niseni mëngjesin me një pije freskuese që do t’ju mbushë energji.
E thjeshtë për t’u përgatitur dhe e shëndetshme për organizmin tuaj.
Përbërësit
1 portokall
¼ filxhan kos pa yndyrë
2 lugë gjelle lëng portokalli
¼ lugë vanilje
4 kuba akulli
Përgatitja
Përziejmë portokallin, kosin, lëngun e portokallit, vaniljen dhe kubat e akullit. Të gjithë përbërësit i grijmë në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pija është gati.