Niseni ditën shëndetshëm me këtë smoothie

Niseni ditën shëndetshëm me këtë smoothie

Smoothiet janë mënyra më e thjeshtë, shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme për t’u “furnizuar” me energji kur para vetes ju pret një ditë e lodhshme në punë, apo duhet të kujdeseni për shtëpinë dhe fëmijët e vegjël.

Më e mira është që përgatitet shumë shpejt, pra nuk ju merr kohë edhe nëse keni për tu zgjuar herët.

Përbërësit për 2-3 persona:
1 banane

½ avokado e pjekur mirë

500ml qumësht

1 lugë sheqer

Përgatitja:
Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa. Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender deri sa të bëhet një masë homogjene.

E shërbejmë të freskët!

Shpërndaje në: