Nisan zvoglon prodhimin, merr vendim që të largojë nga punë 9 mijë punëtorë
Prodhuesi japonez i veturave, Nissan, pritet ta reduktojë numrin e punëtorëve për nëntë mijë.
Po ashtu kjo kompani pritet të ulë kapacitetin e tij prodhues global për 20 për qind.
Më tutje është bërë e ditur se këto hapa po ndërmerren në përpjekje për të reduktuar kostot me 2.6 miliardë dollarë në vitin aktual fiskal pas rënies së shitjeve në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, reuters.
Planet pasqyrojnë cenueshmërinë e prodhuesit të tretë më të madh japonez të automjeteve.
Nissan po shet gjithashtu deri në 10% të aksioneve të tij në Mitsubishi Motors për të mbledhur deri në 445.45 milionë dollarë.