Nis zbatimi i vendimit: Një grup i qytetarëve nga Bosnja u futën pa viza në Kosovë

Nis zbatimi i vendimit: Një grup i qytetarëve nga Bosnja u futën pa viza në Kosovë

Një grup i shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës, ka mbërritur në Kosovë përmes kufirit me Shqipërinë, në orët e para të 1 janarit 2025.

Ata kanë ardhur në një organizim të Bashkësisë Shqiptare të BeH në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ata i priti zëvëndëskryeministrja Emilia Rexhepi.

“Udhëtarët që do të përfshihen në këtë udhëtim janë “intelektualë të shquar, ambasadorë, profesorë universitarë, akademikë, biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe qytetarë të tjerë të shquar dhe anëtarë të Bashkësisë shqiptar në BeH, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë Republikën e Kosovës për më shumë se disa dekada“, thuhet në njoftim.

“Ky udhëtim do të përfaqësojë edhe një akt të njohjes joformale të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës nga intelektualët dhe personat e tjerë me ndikim në BeH dhe në këtë mënyrë t’u japë një shtysë tjetër autoriteteve të BeH që të bëjnë të njëjtën gjë për qytetarët e Kosovës dhe të heqë procedurën rigoroze të vizave dhe të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe një nxitje për bashkëpunim më të lehtësuar ekonomik dhe akademik në të ardhmen dhe përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë“, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: