Nis sot Grand Slami i xhudos në Paris
Ka filluar Grand Slam Paris 2024 ekipi kosovar do të përfaqësohet sot nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.
Akili e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati ndeshën të dielën, përcjellë KosovaPress.
Në këtë garë, ekipi kosovar do të paraqitet me 8 xhudistë në njërën nga garat me prestigjioze të vitit, në Grand Slam Paris.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.