Nis shitja e biletave për duelin Islandë – Kosovë
Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Islandë – Kosovë që do të zhvillohet në Murcia të Spanjës.
Ndeshja do të zhvillohet më 23 mars nga ora 18:00 në stadiumin “Enrique Roca”.
Biletat shiten përmes sistemit spanjoll të shitjes së biletave “Compralaentrada” dhe kushtojnë 30 euro.
Më 20 mars, Kosova e luan në Prishtinë ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.