Nis protesta e serbëve në afërsi të Urës së Ibrit: Kërkojnë nga ndërkombëtarët të mos lejohet hapja
Ka nisur protesta e serbëve në afërsi të Urës së Ibrit me thirrjen ndaj ndërkombëtarëve për mos lejimin e hapjes së urës që ndan qytetin e Mitrovicës etnikisht në dy.
Disa qindra protestues vërehen të jenë mbledhur nga pamjet e publikuara në mediat serbe që operojnë në Kosovë.
Po ashtu shihen banerë me mesazhe qortuese ndaj bashkësisë ndërkombëtare si “Nëse Kurti e hap Urën, KFOR-it dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës”, “Derisa BE dhe ShBA shkruajnë deklarata, Kurti po na dëbon”.
Prezentë në terren janë Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i.