Nis “Parada e Krenarisë”, i prin Kurti
Ka nisur “Parada e Krenarisë’ në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet me moton “Kemi qenë dhe do t’jemi” nga komuniteti LGTBIQ+.
Numri i pjesëmarrësve ishte i madh, teksa kishte edhe nga skena politike të cilët dolën për t’i dhënë përkrahje këtij komuniteti.
Në mesin e figurave që ishin prezentë në “Paradën e Krenarisë” ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.