Nis hetimi nga policia ndaj Cristiano Ronaldos dhe Georginës për thyerjen e rregullave anti-covid në pushime dimërore
Policia ka nisur hetimin ndaj Christiano Ronaldos dhe partnerës së tij.
Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është duke u përballur me një hetim policor për një shkelje të mundshme të rregullave të izolimit pas një largimi romantik me Georgina Rodriguezin, shkruan The Sun.
Policët thuhet se po shikojnë shqetësimet se çifti thyen kufizimet e izolimit italian për një natë larg në Alpe, transmeton lajmi.net.
Autoritetet italiane kanë vendosur një ndalim për të udhëtuar midis rajoneve, teksa ylli i Juventusit dhe partnerja e tij lanë Torinon për një qëndrim në Valle d’Aosta.
Vendpushimi i skijimit është afërsisht dy orë larg nga Torino me veturë.
Të martën në mbrëmje, Rodriguez festoi ditëlindjen e saj të 27-të me Ronaldon në hotelin me pesë yje “Le Massif”.
Çifti darkuan së bashku dhe thuhet se kaluan natën pas një udhëtimi me motor dëbore rreth maleve të Val Veny.
Udhëtimi i tyre u dokumentua në rrjetet sociale me fotografitë e publikuara nga vet ata dhe të shpërndara me miliona ndjekësit e tyre.
Atë pasdite, ata u kthyen në Torino përpara fitores së Copa Italia të Juventusit ndaj SPAL.
Ronaldo u la jashtë loje nga menaxheri Andrea Pirlo për të lejuar një periudhë të shkurtër pushimi.
Sipas La Stampa, policia vizitoi hotelin të enjten dhe e gjeti atë të mbyllur.
Thuhet se autoritetet italiane nuk do të jenë në gjendje të ndëshkojnë Ronaldon ose Rodriguezin me gjobën prej 400 eurosh për lëvizje të paautorizuar.
Gjobat duhet të shpërndahen në vend, në momentin e shkeljes pasi policia të marrë në pyetje pse ishin në zonë.