Nis hetimi ndaj Shërbimit Sekret pas atentatit ndaj Donald Trumpit
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit amerikan për Siguri të Brendshme ka njoftuar se ka nisur një hetim për të kuptuar se si e ka menaxhuar Shërbimi Sekret sigurinë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën kur një sulmues i armatosur tentoi ta vriste gjatë një tubimi në Pensilvani.
Sipas njoftimit të publikuar, agjencia bëri të ditur se objektivi i hetimit është “vlerësimi i procesit të Shërbimit Sekret për sigurinë në tubimin e ish-presidentit Trump më 13 korrik 2024”.
Në njoftim nuk u bë i ditur se kur ka nisur hetimi.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, veçse ka urdhëruar një shqyrtim të pavarur të sigurisë.