Nis hetimi ndaj regjisorit Weinstein
Policia në SHBA dhe Britani kanë nisur hetimet për akuzat kundër regjisorit Harvey Weinstein.
Departamenti i Policisë në New York, është duke shikuar akuzat që datojnë që nga viti 2004, si dhe duke hetuar se a ka ankesa të tjera.
Policia Metropolitani në Londër, ka pranuar akuza për abuzim seksual në zonën e Londrës në vitet 1980.
Weinstein ka mohuar të gjitha këto akuza.