Nis gjykimi | Gjyqtarja e pyet Naim Murselin a je i martuar, përgjigja e tij: Kam gruan e vrarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u paraqitën në seancë nën masa të rrepta sigurie.
Naim Murseli pasi u pyet nëse është i martuar, u përgjigj shkurt: Kam gruan e vrarë.
Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, sipas dosjes, se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.
Arrin në gjykatë Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt