Nimani takohet me banorët e Novosellës: Bashkë mund ta sjellim ndryshime e shumëpritur për brezat e sotëm dhe ata që vijnë
Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani sot në Novosellë ka mbajtur tubim me banorët atje, shkruan Periskopi.
Nimani tha se “si kandidat me nr. 25, e ndjej këtë përfaqësim si një përgjegjësi të lartë dhe një privilegj të veçantë”.
Tutje shtoi se bashkë mund të sjellin ndryshimin e shumëpritur dhe të ndërtojnë një të ardhme të denjë për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.
Postimi i plotë i tij:
Me mirënjohje të thellë për mbështetjen e pakursyer ndaj Koalicionit tonë “Për Kosovën Fituese”, që mishëron vlerat e unitetit dhe përparimit!
Novosella, vend i shpresës dhe ndryshimit, ka dëshmuar gjithmonë aftësinë për të larguar të keqen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Kjo tokë, që i dha botës Nënën e nënës se madhe, Nënë Terezës, mbetet simbol i shpirtit të palëkundur dhe vlerave njerëzore.
Lista jonë, me nr. 137, është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës – e diturisë dhe sakrificës për të mirën e përbashkët. Si kandidat me nr. 25, e ndjej këtë përfaqësim si një përgjegjësi të lartë dhe një privilegj të veçantë.
Bashkë mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.
Së bashku Për Kosovën Fituese!