Nimani nga Forumi Intelektual ngrit shqetësimin: MASHT’i po i përdorë studentët që fituan bursa për qëllime elektorale, kjo është arsyeja

Nimani nga Forumi Intelektual ngrit shqetësimin: MASHT’i po i përdorë studentët që fituan bursa për qëllime elektorale, kjo është arsyeja

Artan Nimani nga Forumi Intelektual Europa 2030, ka reaguar pas vendimit të MASHT’it ku planifikuan një takim me të gjithë përfituesit e bursave gjatë këtij viti të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Profesor Nimani, thotë se ky organizim po bëhet për qëllime politike dhe elektorale dhe është cenim i rëndë i integritetit akademik dhe meritokracisë.

“Forumi i Intelektualëve “Europa 2030” dënon ashpër keqpërdorimin e studentëve dhe institucioneve akademike për qëllime politike dhe elektorale. Fotot dhe takimet e studentëve elitë me Ministren e Arsimit dhe zyrtarët e saj për qëllime promovimi politik janë një cenim i rëndë i integritetit akademik dhe meritokracisë.
Bursat studentore janë meritë ekskluzive e studentëve dhe përfaqësojnë punën dhe përkushtimin e tyre personal, jo një “dhuratë” e qeverisë apo universiteteve. Këto arritje nuk duhet të përdoren si vegla propagandistike për promovim elektoral. Fakti që kjo qasje po aplikohet tani, gjatë fushatës zgjedhore, dhe jo katër vite më parë, ngre dyshime serioze për manipulim dhe qëllime të pastra politike“, ka shkruar ndër të tjera Nimani.

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: