Nimani në Ditën e Veteranëve të UÇK’së: Pata nderin që unë dhe familja të japim kontribut për luftën
Artan Nimani, kryetar i Forumit Intelektual E-30, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën zgjedhore të AAK’së, ka kremtuar Ditën e Veteranëve të UÇK’së me figura të rëndësishmë të Ushtrisë Çlirimtare.
Nimani ka thënë se kjo ditë është e mbushur me krenari dhe kujtim për të gjithë ata që luftuën dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Sot, në Prishtinë, së bashku me bashkëluftëtarë festuam Ditën e Veteranëve të UÇK-së, një ditë e mbushur me krenari dhe kujtim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, që me gjakun dhe sakrificën e tyre bënë të mundur që sot të jetojmë të lirë dhe krenarë në tokën tonë“, tha ai.
“Pata nderin dhe krenarinë që edhe unë dhe familja ime të japim një kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës.
Kjo ditë na kujton jo vetëm të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe përgjegjësinë për të ruajtur dhe nderuar këtë liri me të gjitha mjetet tona.
Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë!“.
Nimani garon me numër 25 në mesin e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK’së.