Nimani mban takim mobilizues në rajonin e Dukagjinit: Bashkë me zemër dhe guxim, drejt fitores
![Nimani mban takim mobilizues në rajonin e Dukagjinit: Bashkë me zemër dhe guxim, drejt fitores](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7882-400x300.jpeg)
Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani (25), ka mbajtur një takim mobilizues në rajonin e Dukagjinit.
Ai u takua me shtabin dhe miqtë e tij.
Nimani ka thënë se me energjinë dhe vendosmërinë nga këto takime po krijojnë një vizion më të mirë për të ardhmen.
Tutje, ai i ka falenderuar të gjithë përkrahësit për mbështetjen që i kanë dhënë për garën e nesërme .
”Me energjinë dhe vendosmërinë tuaj, po forcojmë vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!Bashkë, me zemër dhe guxim, drejt fitores!Voto 137, Voto 25!” ka shkruar ai.