Nimani: Krenari të marrësh mbështetje nga Dushkaja për të përfaqësuar njerëzit e mirë

Nimani: Krenari të marrësh mbështetje nga Dushkaja për të përfaqësuar njerëzit e mirë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani, ka shprehur kënaqësinë e takimit me banorët e Dushkajes, duke e cilësuar atë si një takim më shumë se vëllazëror.

Ai theksoi se Dushkaja, bashkë me fshatra të tjera si Jabllanica, Gërgoci, Zhabeli, Bardhaniqi dhe Kralani, kanë treguar përkushtim dhe mbështetje të palëkundur për AAK-në, ashtu siç ishin besnikë ndaj liderit Ramush Haradinaj gjatë luftës.

Postimi i plotë:

Takim më shumë se vëllazëror në mesin e banorëve të Dushkajes!

Dushkaja vazhdon të jetë qendër e vlerave kombëtare dhe një shembull i qëndrueshmërisë e besnikëris ndaj AAK-së. Jabllanica, Gërgoci, Zhabeli, Bardhaniqi dhe Kralani, ashtu siç i qëndruan besnik Ramush Haradinajt gjatë luftës, edhe në paqe po tregojnë përkushtim dhe mbështetje.

Në vendin e lavdisë, në Shqiponjën legjendare, është krenari të marrësh mbështetje për të përfaqësuar këta njerëz të mirë në Parlament. Me këtë përkrahje, kisha  nderin ti njoftoj me programin zgjedhor dhe të marr mbeshtetje edhe une me nr. 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fitues, ku pushka dhe penda bashkohen për të mirën e vendit tonë.

Banorët kanë vendosur t’i qëndrojnë pranë Koalicionit për Kosovën Fitues, me numër 137.

Si bashkëvendas, kjo përkrahje më motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën drejt fitores deri më 9 shkurt.

Bashkë për Kosovën fituese!

Shpërndaje në: