Nimani e mbyll ditën në Cërmjan të Gjakovës: Ndjeva fuqinë e lidhjes sonë të pathyeshme
Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Artan Nimani, ka marrë mbështetje të madhe nga banorër e fshatit Cërmjan të Gjakovës.
“Sonte e mbylla ditën me takimin e ngrohtë me shokët e fëmijërisë, miqtë dhe dashamirët në Cërmjan, ndjeva edhe njëherë fuqinë e lidhjes sonë të pathyeshme dhe të vlerave që na kanë formuar si njerëz dhe si komunitet”, ka shkruar Nimani në Facebook.
Sonte e mbylla ditën me takimin e ngrohtë me shokët e fëmijërisë, miqtë dhe dashamirët në Cërmjan, ndjeva edhe njëherë fuqinë e lidhjes sonë të pathyeshme dhe të vlerave që na kanë formuar si njerëz dhe si komunitet. Jam krenar që e marr këtë përkrahje të sinqertë dhe që kam mundësinë të jem zëri juaj në Parlamentin e Kosovës.
Me koalicionin për Kosovën Fituese dhe numrin 137, së bashku po ndërtojmë një të ardhme të fortë për vendin tonë.
Si kandidat me numrin 25 në listën fituese, mbetem i përkushtuar për të çuar përpara interesat tuaja dhe për të punuar me ndershmëri e përkushtim për mirëqenien e Kosovës.
Së bashku drejt fitores 137 #25