Nimani banorëve të Korishës: Jam i përkushtuar të jemi zëri juaj për një të ardhme më të mirë
Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani është mirëpritur në takim nga banorët e Korishës.
Nimani ka thënë se koalicioni ku bën pjesë ai, me numrin 137, po forcohet çdo ditë më mbështetjen e njerëzve të fjalës dhe veprës.
“Me besimin dhe energjinë tuaj, unë, me numrin 25, jam i përkushtuar të jem zëri juaj për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Nimani.