Nike prishë marrëveshjen me Neymarin pas akuzave për ngacmim seksual, reagon futbollisti

Nike prishë marrëveshjen me Neymarin pas akuzave për ngacmim seksual, reagon futbollisti

Neymarit iu ndërpre marrëdhënia me gjigantin sportiv Nike, sepse ai refuzoi të bashkëpunonte në hetime për një ngacmim potencial seksual e parashtruar si akuzë nga një ish-punonjëse, ka thënë kompania, por që është mohuar nga ylli i Paris Saint-Germainit.

Incidenti thuhet se ka zënë vend më 2016 dhe hetimi filloi më 2018, me Nike që potencoi se hetimet rezultuan jo konkluduese, transmeton Periskopi.

Kompania ndau rrugët me Neymarin në gusht të vitit 2020 pa asnjë arsye të dhënë për publikun, mirëpo, Nike tash ka thënë për ‘Wall Street Journa’ se akzuat të bëra kundër brazilianit ishin faktor.

Neymar, 29-vjeçar, nënshkroi me Nike në moshën 13-vjeçare dhe u ishte imazhi kryesor i brendit në Amerikën Jugore.

Ai më vonë u transferua në Barcelonë – ku ai po luante në kohën e akuzave – para se të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori me transferimin te PSG më 2017 për 222 milionë euro.

Pasi u largua nga Nike, ai nënshkroi marrëveshje sponsorisuese me Puma në shtator të vitit 2020. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: