Nike hedh në treg super-atletet që lidhen vetë; ja sa kushtojnë ato
Falë një teknologjie të përparuar tashmë ju mund të pajiseni me atletet e firmës Nike të cilat lidhet vetë menjëherë pasi ju ti keni futur në këmbë.
Sipas kompanisë amerikane këpucët “HyperAdapt 1.0” do të dalin në treg në 1 dhjetor në Neë York dhe do të kushtojnë 720 dollarë.
Kompania konfirmoi se klientët do të mund të porosisin paraprakisht atletet përmes aplikacionit Nike +në 28 Nëntor, duke përdorur opsionin “Reserved for You”.
“HyperAdapt” është këpuca e parë sportive e Nike me lidhëse që lirohen e shtrëngohen vet. Atletja ndryshon nga “Nike Mag”, një kopje e atleteve me lidhëse që lidhen vetë në filmin “Kthim në të ardhmen”.