Nijazi Kryeziu: Albin rrenci është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë
Ish këshilltari, Nijazi Kryeziu ka thënë se politikanët e VV-së janë trushpërlarë dhe rrenca në mënyrë që me qenë pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit.
Ai në postim në Facebook iu kundërpërgjigj deputetit Enver Dugollot duke i thënë që ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur edhe nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunucës në aktvendimin për lirim.
Kryeziu tutje duke e quajtur Kurtin rrenc, ka thënë se kryeministri është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë.
Postimi i plotë:
Këta të VV-së, si duket krejt janë trushpërlarë dhe rrenca si parakusht që me qenë pjesë e politikave oborrtare të Albin rrencit!
Sot paska reagu në deklaratën e Ramush Haradinajt, deputeti i VV-së, Enver Dugolli
Po kërkon nga Ramush Haradinaj të kërkoj falje se nuk qenka e vertetë që ish presidenti serb Vojosllav Koshtunica e ka liruar me dekret Albin rrencin.
Madje na futi krejt ish të burgosurve në një thes.
Unë po e pyes Enver Dugollin le ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur dhe nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunucës në aktvendimin për lirim.
Të gjithë ish burgosurit politikë shqiptarë në burgjet serbe kanë aktvendimet e Gjykatave Kompetente serbe për lirim bazuar në Ligjin për Amnesti që ishte votuar nga Parlamenti i Serbisë, kishin kamufluar një lloj modeli kinse na transferonin për vuajtjen e dënimit në Kosovë, në kuadër të Departamenit për Drejtësi të Misionit Ndërkombetar UNMIK!
Për rikujtesë Albin rrenci është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë, njohësit e fushës e dijnë se për tu liruar nga presidenti i vendit me vendim pa iu nënshtruar komisioneve përkatëse që parashihen me ligj, ka vetëm një mënyrë, kur organet e sigurisë se shtetit përkatës i rekomandojnë presidentit të vendit një gjë të tillë.
Po e bashkangjes edhe dokumentin për lirimin e Albin rrencit dhe nëse ndonjë ish i burgosur politikë shqiptarë ka ndonjë vendim të tillë për lirimin nga burgu atëherë mund të bëjmë debat!