Nigeria lehtësisht mposht Sudanin në Kupën e Afrikës
Nigeria ka marrë edhe fitoren e dytë në Kupën e Afrikës.
Grupi D i Kupës së Afrikës nuk po del të hap telashe për kombëtaren e Nigerisë.
Nigeria ka mposhtur Sudanin me rezultat 3:1, në një ndeshje ku shkëlqeu Samuel Chukuweze.
Anëtari i Villarreal e hapi serinë e golave në minutën e 3’, duke shënuar edhe golin më të shpejtë në histori të AFCON – Kupës së Afrikës.
Awoniyi dyfishoi epërsinë e Nigerisë në minutën e 45’, kurse Simon shënoi për 3:0 në minutën e 46’.
Sudani shënoi golin e vetëm në minutën e 70’, me anë të Khidir, por ky gol nuk pati ndonjë rëndësi.
Nigeria tashmë ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Sudani mbetet me një pikë.