Nicolas Otamendi pati absolutisht ZERO simpati për Raphinan, pasi e goditi bërryl në fytyrë

Nicolas Otamendi pati absolutisht ZERO simpati për Raphinan, pasi e goditi bërryl në fytyrë

Argjentina zyrtarisht ka siguruar një vend në Kupën e Botës 2022, falë një barazimi 0-0 në shtëpi me Brazilin.

Skuadra e Lionel Messit e bëri rrëmujë punën e kualifikimeve herën e fundit dhe u desh të varej në superyllin e PSG-së për të dhuruar heroizma kundër Ekuadorit në ndeshjen e fundit si rezultat, transmeton Periskopi.

Por kësaj radhe, kampioni i Copa Americas ka siguruar pjesmarrjen në kompeticion më të rëndësishëm të planetit dhe ende nuk ka humbur asnjë ndeshje.

Argjentina në defanzivë më së shumti varet nga Nicolas Otamendi, sidomos në këto 12 muajt e fundit.

Ylli i Benficas ka startuar gjashtë ndeshjet e fundit për Kombëtaren e vet, pa pranuar asnjë gol, një bilanc që është mjaft impresiv.

Mirëpo, ai nuk mbetet larg situatave kontraverse dhe ish-ylli i Manchester Cityt ishte në ditën e tij të zakonshme kundër Brazilit.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes pati 42 ndërhyrje të palejuara të shkaktuara dhe Otamendi në një rast goditi me bërryl Raphinan e Leeds Unitedit.

Dhe në vend se të kërkonte falje, Otamendi thjesht u kthye në anën tjetër dhe ngriti anësorin në këmbë si fëmijë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: