Nico Williams: E merituam, jemi kampionë

Nico Williams: E merituam, jemi kampionë

Nico Williams ishte protagonist i Kombëtares së Spanjës edhe mbrëmë në finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë.

Futbollisti ofanziv e shënoi golin e parë të “Stuhisë së Kuqe” në fitoren 2:1, ndërsa u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes më pas, shkruan Express.

Lojtari anësor e shprehu lumturinë e tij, ndërsa thotë se lojtarët e Spanjës u përgjigjën me “goditje pas goditje” për të festuar në fund.

“Jam euforik, të gjithë e meritojnë, familjarët tonë dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur. Ndeshja ishte e vështirë, kemi luftuar kundër një skuadre të madhe, por u përgjigjëm ‘goditje pas goditjes’, tash jemi kampionë”, deklaroi fillimisht Nico për “Sky”.

“Roli i preferuar në fushë? Gjendem mirë gjithandej, më pëlqen të lëvizë sa në njërin krahë sa në tjetrin, të ndryshoj”, përfundoi Williams.

Shpërndaje në: