Ngrohja globale ndikon në gjininë e fëmijës që do të lindni

Ngrohja globale ndikon në gjininë e fëmijës që do të lindni

Ngrohja globale mund të ndryshojë raportin e të sapolindurve meshkuj dhe femra. Shkencëtarët thonë se do të ketë më shumë djem të lindur në vende ku temperaturat rriten dhe më pak të lindur në vende me ndryshime të tjera mjedisore.

Studimi i publikuar në revistën Fertility and Sterility, vëzhgoi foshnjat e lindura në Japoni dhe vuri re një lidhje midis ndryshimeve në temperaturë dhe ndryshim të raportit mashkull-femër në lindje.

Në një studim tjetër që ka lidhje me të parin, studiuesi Samuli Helle gjithashtu gjeti se “temperaturat e ngrohta sjellin djem” në Finlandë. Ai përmbledh gjetjet e tij me këtë raport: për çdo rritje të temperaturës prej 1.8 gradë celsius, ka pasur një rritje 0.06 përqind në raportin e djemve të porsalindur krahasuar me vajzat. Duke përdorur këto numra, ai thotë se rritja vjetore prej -14 gradë celsius do të përkthehej në një raport 0.18 përqind më të lartë të të sapolindurve meshkuj-femra.

Helle thotë gjithashtu se ngjarjet e shkaktuara nga ngrohja globale mund të ndikojnë në raportin e seksit, edhe pse shkalla nuk do të ishte domosdoshmërisht globale.

Mbani mend, megjithatë, se kërkuesit thonë se çdo efekt potencial mbi raportin e gjinisë foshnjore nuk do të jetë i përhershëm, pasi klima mund të ndryshojë në mënyrë periodike dhe papritur. Ne do të kemi nevojë për më shumë kërkime para se të dimë me siguri nëse ngrohja globale luan një rol të drejtpërdrejtë në gjininë e fëmijës.

Shpërndaje në: