Ngritët aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të shërbimit

Ngritët aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të shërbimit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbiimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bëhet fjalë për drejtorin e Kardiologjisë, L.K dhe shefin e shërbimit E.H.

Aktakuza u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ajo bëri të ditur se kjo aktakuzë është ngritur më 31 maj.

“Të dy akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”, tha ajo.

Thuhet se të dy në bashkëpunim kanë kryer veprime diskriminuese ndaj një kardiologu.

Ende nuk është mbajtur seanca fillestare e shqyrtimit lidhur me rastin.

Shpërndaje në: