Ngritet aktakuzë kundër dy spiunëve të dyshuar të BIA-s

Ngritet aktakuzë kundër dy spiunëve të dyshuar të BIA-s

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të pandehurve Bedi Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Për dy të pandehurit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

 

 

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë.

Apeli refuzon ankesat e mbrojtjes, dy të dyshuarit për spiunazh mbeten në paraburgim

Njëri nga të arrestuarit e sotëm nën dyshimet për spiunazhë me BIA’në serbe është babai i një gazetari të njohur kosovar

Shpërndaje në: