Ngritet aktakuzë kundër dy serbëve për “nxitje të përçarjes”

Ngritet aktakuzë kundër dy serbëve për “nxitje të përçarjes”

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z të nacionalitetit serb.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se aktakuza kundër dy të pandehurve është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

Shpërndaje në: