Ngrënia e thonjve ulë imunitetin
Kur i fusni thonjtë në gojë, nuk ekzistojnë kufij për baktere dhe viruse dhe për hyrjen e tyre në organizëm, gjë që mund të rezultojë me ftohje, por edhe me virus serioz në lukth.
Jo vetëm që është shprehi e keqe, por është edhe shumë e rrezikshme.
Çdo herë kur i hamë thonjtë, rrezikojmë që në organizëm të fusim viruse dhe baktere, gjë që në afat të gjatë dobëson imunitetin dhe atëherë çdo sulm i ri i mikroorganizmave patogjenë është gjithnjë e më i rrezikshëm.
Për këtë na paralajmëron profesori i dermatologjisë në Universitetin George Washington, Adam Friedman.
– Kur i vë thonjtë në gojë, nuk ka kufij për baktere dhe viruse dhe për hyrjen e tyre në organizëm, gjë që mund të rezultojë me ftohje, por edhe me viruse serioze në lukth – thotë Friedman.
Nëse kafshon pjesë të madhe, ndodh që lëkurën e ndjeshme nën thonj t’ia ekspozosh miliona mikroorganizmave patogjenë. Goja jonë është plot baktere, kështu që mund ta infektosh lehtë.
Ai paralajmëron që njëra ndër format më të shpeshta të infeksionit ‘Paronychia’ mund të shkaktojë ënjtje, skuqje, dhembje dhe shfaqje të dromcave të qelbëta