N’Golo Kante turpëroi Heung-min Son me këtë lëvizje brilante mbrëmë, Zouma nuk po mund ta besonte

N’Golo Kante pati një përfundim të jashtëzakonshëm të fushatës së kaluar.
Mesfushori dhuroi disa paraqitje të jashtëzakonshme për Chelsean në ecurinë brilante nën urdhërat e Thomas Tuchelit, transmeton Periskopi.
Ai ishte kyç në ecurinë e Chelseat drejt triumfit në Champions League dhe përfundimit brenda top katërshes në Premier League.
Duket se Kante do të vazhdojë njejtë edhe këtë sezon.
30-vjeçari ishte në formacionin startues të ‘Të Kaltërve’ në miqësoren parasezonale kundër Tottenhamit, të mërkurën mbrëma.
Ai dhuroi një paraqitje brilante në ‘Stamford Bridge’.
Kante ishte absolutisht në çdo pjesë t ëfushës në pjesën e parë kundër Spurs.
Momenti më i mirë i francezit në fushë erdhi kur ai turpëroi Son-Heung min.
Kante pengoi një pasim dhe pastaj ia futi topin nën këmbë Son, i cili u mundua ta mbyllte shpejt.
Is there anything Kante can’t do on the pitch, it’s the oooooppssss for me????pic.twitter.com/5Un6MwpAqx
— Ekirungi(EkiNyc)?? (@NzeEkirungi) August 4, 2021
Kurt Zouma nuk mundi ta përballonte derisa kapi kokën me duar.
Por ky nuk ishte momenti i vetëm brilant i francezit në pjesën e parë.
Dele Alli gjithashtu u duk si budalla pasi u mundua t’ia merrte topin Kantes.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
The moment N’Golo Kante ended Dele Alli. ?#CFC | @ChelseaFC pic.twitter.com/x8vsUvlBNt
— Sanju Blue (@lifeofsanju) August 4, 2021