N’Golo Kante është aq shpirt i pastër, sa që nuk deshi të humbte kohë në fund të finales mbrëmë
Shanset e N’Golo Kantes për ta fituar ‘Topin e Artë’ pas paraqitjes ‘Lojtari i Ndeshjes’ për Chelsean kundër Manchester Cityt në finalen e Champions Leagues, janë rritur dukshëm.
Mesfushori i palodhshëm francez nuk i la për asnjë moment të qetë futbollistët e Cityt në ‘Estadio do Dragao’, transmeton Periskopi.
Kante ishte emri në buzët e secilit fansa dhe analist të futbollit, pas vërshëllimës së fundit pas një tjetër paraqitjeje brilante.
30-vjeçari, një prej futbollistëve më të njohur universalisht, është i famshëm për natyrën jashtëzakonisht modeste dhe punën e palodhshme që bën.
Dhe, pak para përfundimit të kohës së rregullt në finale mbrëmë – derisa Chelsea po mbronte avantazhin pre një goli në shtatë minutat e kohës shtesë – Kante pati mundësinë të humbte pak kohë të vlefshme pasi u ndërhy në mënyrë të palejuar.
Fituesi i Kupës së Botës, për një moment u rrëzua para se menjëherë të ngritej në këmbë.
Po del të jetë se Kante është thjesht shumë i pastër për të humbur kohë, edhe gjatë ndeshjes më të madhe në karrierë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
This part where chelsea players wanted kante to waste time but he couldn’t do it
Man is completely honest???
Angel kante?? pic.twitter.com/Xth22eXdh8— The_real_bosun (@therealbossun) May 30, 2021