Ngjyra e flokëve shkakton kancerin në lëkurë?!

Ngjyra e flokëve shkakton kancerin në lëkurë?!

Pa marrë parasysh se a do të vendosni që flokët t’i ngjyrosni në shtëpi apo në ndonjë sallon ekskluziv floktarësh, duhet ta dini që me rastin e ngjyrosjes me ngjyrat më të shtrenjta, shëndeti juaj gjendet në rrezik të vazhdueshëm.

Shumica e ngjyrave përmbajnë materie të cilat vetvetiu mbase nuk janë edhe aq të rrezikshme, mirëpo kur bien në reaksion me tymin e duhanit apo me ndotësit e tjerë të ajrit, ato shndërrohen në bombë të vërtetë të kurdisur, thonë mjekët britanikë.

Gjatë analizimit të përbërjeve të ngjyrave ata kanë hasur në kimikate që shumë lehtë mund të shkaktojnë kancerin, kryesisht kancerin e lëkurës.

Ky studim është botuar së fundmi në një revistë të njohur shkencore në Britani, ndërsa janë dhënë edhe detajet ku thuhet se një e treta e grave dhe një në dhjetë meshkuj në botë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Ngjyrosja dhe dekolorimi; përdorimi i dekoloruesve të fortë siç janë peroksidet (peroksidi i hidrogjenit) vepron mbi melaninën e flokut që oksidohet e ndryshon ngjyrë.

Përveç veprimit në pigment vërehen dhe dëmtime në keratinën e flokut që janë të rëndësishme për stabilitetin e flokut që ndahet dhe oksidohet.

Për këtë, shkencëtarët nga qyteti anglez Leeds, ku është bërë studimi u kanë bërë thirrje si njerëzve ashtu edhe prodhuesve të kozmetikës, në veçanti sektorit të prodhimit të ngjyrës së flokëve që të mundohen t’i shmangin kimikatet e dëmshme në ngjyra, por industria kozmetike ka kontestuar fuqishëm kërkesën e shkencëtarëve./periskopi.com

Shpërndaje në: